Akses Kontroll & Time Attendence
Akses kontrolli është një element kyç për krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të kontrolluar për punonjësit, vizitorët dhe kontraktorët. Zgjidhjet tona të avancuara ju ndihmojnë të menaxhoni hyrje-daljet në objektet tuaja dhe të garantoni që vetëm personat e autorizuar të kenë qasje si dhe te dhenat mbi kohen e qendrimit ne ambjentet e punes.
Ne ofrojmë sisteme inteligjente të kontrollit të aksesit dhe menaxhimit të identitetit, të përshtatura sipas çdo nevoje. Jemi partner i besuar për produkte, shërbime dhe zgjidhje moderne që lidhen me krijimin, menaxhimin dhe përdorimin e identiteteve të sigurta për organizata dhe biznese në të gjithë Shqipërinë.
Siguri e lartë dhe kontroll i plotë
Lejon hyrjen vetëm të personave të autorizuar, duke parandaluar aksesin e paautorizuar dhe duke rritur nivelin e sigurisë në objektet tuaja.
Menaxhim efikas i hyrje-daljeve
Mundëson kontroll të saktë se kush hyn, kur hyn dhe në cilat zona, me mundësi menaxhimi edhe në distancë.
Gjurmueshmëri dhe raportim
Regjistron të gjitha hyrje-daljet dhe ofron raporte të detajuara, të dobishme për auditime, pajtueshmëri dhe menaxhim.

